Flash News

KRYESORE

U vlerësua me çmimin “Nobel” për paqe 2 javë më parë, kërcënon se do të nisë një luftë të frikshme në Afrikë

Në Afrikën e veriut situata është mjaft e tensionuar. Kjo për shkak të projektit të Etiopisë, për të ndërtuar një digë të madhe, e cila do të ndihmojë vendin që të zhvillohet edhe më shumë. Por në kontinentin afrikan, ku rezervat e ujit janë të pakta dhe nevoja është mjaft e madhe, diga përbën kërcënim për vende të tjera si Sudani dhe Egjipti. Diga në Nilin Blu do të ndërtohet në kufi me Sudanin.

Në Egjipt ky projekt po ndiqet me vëmendje të madhe , duke qenë se në bazë të llogaritjeve, furnizimi me ujë do të ulet me 70%. Nëse diga do të ndërtohet, atëherë do të preken rreth 30 milionë egjiptianë, të cilët do të detyrohen që të braktisin banesat e tyre dhe të zhvendosen në territore të tjera me rezerva ujore.

Situata është tensionuar së tepërmi, aq sa SHBA-ja ka kërkuar që të ndërmjetësojë në gjetjen e një marrëveshjeje me projektin “Diga e Madhe Etiopiane e Rindërtuar”. Projekti ka një vlerë prej 5 miliardë dollarësh dhe 70% e punimeve ka përfunduar.

Kryeministri etiopian Abiy Ahmed tha se vendi i tij nuk do të ndalet deri në realizimin projektit. Ai e bëri të qartë se është i gatshëm që të zhvendosë miliona njerëz nëse ndodh ndonjë konflikt.

“Disa thonë gjëra rreth përdorimit të forcës nga Egjipti. Duhet theksuar se nuk ka fuqi që mund të ndalë Etiopinë për ta ndërtuar digën”, tha Abiy, fituesi i Çmimit “Nobel” për paqen të këtij viti. “Por lufta nuk është zgjidhje”, raporton Al Jazeera.

Në Egjipt komentet e tij u quajtën të papranueshme. Në Afrikë liderët, përfshirë edhe SHBA-ja, po përpiqen që të gjejnë një zgjidhje për këtë problem, ndërkohë që konflikti mes dy shteteve do të sillte shkatërrim në të gjithë pjesën verilindore të Afrikës.

Të dyja vendet kanë popullsi që shkon rreth 100 milionë banorë, e pasojat e konfliktit do të ishin mjaft të rënda.

 

Të fundit