Flash News

KRYESORE

U vra apo u aksidentua 25-vjeçari në Durrës? Policia jep versionin zyrtar, bazuar nga kamerat e sigurisë

U vra apo u aksidentua 25-vjeçari në Durrës? Policia jep

Një i ri 25 vjeç humbi jetën dje në Durrës.

Pak pas ngjarjes, në media u përfol se mund të ishte vrarë dhe më pas u hodh nga një automjet në lëvizje te Ura e Dajlanit.

Por, pas verifikimit edhe të kamerave të sigurisë në vendin e ngjarjes nga ana e policisë, në një version zyrtar sqaron se bëhet fjalë për një aksident automobilistik.

Sipas njoftimit paraprak, i riu i cili po lëvizte me motoçikletë është përplasur fillimisht nga një autobus, dhe më pas është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja.

“Më datë​ 26.10.2019, rreth orën 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës,​ ​ në afërsi të një karburanti, në Shkozet, ​ shtetasi P.T,​ duke ​ drejtuar ​një mjet autobus tip “Skania” ​ është ​ përplasur​ ​ me​ motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B, 25 vjeç, banues ne lagjen nr 15 Durres i cili  ka gjetur vdekjen​

Nga këqyrja e kamerave dhe veprimet paraprake rezulton se drejtuesi i motorit si pasojë e përplasjes nga autobusi është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja”, sqaron policia.

Të fundit