Flash News

KRYESORE

U vra dhe u hodh në ferra, kunati i viktimës shpallet në kërkim si autori i dyshuar

U vra dhe u hodh në ferra, kunati i viktimës shpallet në

Pak orë pas publikimit të ngjarjes, ku një grua u vra dhe më pas u hodh pranë liqenit të Sharrës në Tiranë, policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar.

Siç raporton ‘news 24’, 49-vjeçarja Lirie Xhepa, e cila ishte banore në këtë zonë, dyshohet se është vrarë me 3 plumba nga kunati i saj.

Policia ka shpallur në kërkim kunatin e viktimës, Dashamir Xhepën, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e krimit.

Gruaja u gjet sot në mëngjes në ferra, dhe pas konstatimit paraprak, e ndjera kishte shenja goditjeje në kokë me mjete të forta, si dhe është qëlluar me tre plumba, duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Të fundit