Flash News

KRYESORE

U vra dhe u hodh në kanal pranë Rrugës së Kombit, identifikohet njëri nga autorët e dyshuar

U vra dhe u hodh në kanal pranë Rrugës së Kombit,

Pa mbushur një muaj nga ngjarja, policia duket se ka rënë në gjurmët e një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Eri Zefit në Mirditë.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim Mikel (Gjovalin) Alia si një nga autorët e dyshuar të ekzekutimit të 34-vjeçarit në Zall Xhuxhë.

Eri Zefi u ekzekutua në 2 tetor me armë zjarri dhe më pas u hodh në një kanal.  Ai u gjet i vrarë në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg Rrugës së Kombit. Një banor i zonës pikasi trupin e viktimës dhe më pas lajmëroi policinë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e mëtejshme të këtij krimi.

Të fundit