Flash News

KRYESORE

U vra në banesë sa erdhi për pushime nga SHBA, sot i jep fund jetës kunati i viktimës

U vra në banesë sa erdhi për pushime nga SHBA, sot i jep fund

Një ditë pas ngjarjes që tronditi opinionin publik, një tjetër ngjarje e rëndë raportohet nga Korça.

Sipas policisë, një person qëlloi për vdekje veten me armë zjarri. Ai është identifikuar si  Sefedin Zenellari.

Mësohet se ky i fundit është kunati i 57-vjeçarit Gramoz Nako, i cili u vra në banesën e tij sapo ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pushime.

Fillimisht, u raportua se 57-vjeçari është vrarë në një tentativë grabitjeje, por policia sot ka ngritur një tjetër pistë.

Blutë e Korçës dyshojnë se 71-vjeçari Zenellari mund të ketë lidhje me vdekjen e Gramoz Nakos, por nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet.

Mendohet se aktin e vetëvrasjes i moshuari e ka kryer pasi policia do ta shoqëronte lidhur me vdekjen e kunatit.

Gramoz Nako, baba i tre fëmijëve u gjet i vrarë në banesën e tij në lagjen numër 7, në rrugën “Ismail Qemali” nga e shoqja. Policia vijon hetimet.

Erdhi me pushime nga SHBA, grabitësit vrasin të zotin e shtëpisë

Të fundit