Flash News

KRYESORE

U vra në grabitjen e 9 prillit në Rinas, vajza e Admir Muratajt padit FNSH-në dhe Policinë e Shtetit

U vra në grabitjen e 9 prillit në Rinas, vajza e Admir Muratajt padit

Rreth një muaj pas grabitjes së bujshme në aeroportin e Rinasit, vajza dhe familja e Admir Muratajt, një prej autorëve që mbeti i vrarë, ka ngritur një padi penale ndaj Policisë së Shtetit dhe punonjësve të FNSH-së.

Sipas avokatit të familjes, policia duhet ta arrestonte dhe jo ta ekzekutonte.

“Kush e qëlloi Admirin duhet të dalë para ligjit, kërkojmë që të hetohen punonjësit e policisë pasi dyshojmë se është vrarë qëllimisht”, janë shprehur familjarët e Muratajt.

Të fundit