Flash News

KRYESORE

U vra në oborrin e shtëpisë në Maqëllarë/ Kush është biznesmeni, baba i tre fëmijëve

U vra në oborrin e shtëpisë në Maqëllarë/ Kush

Mbrëmë në mesnatë, Elsi Kosoqi, 32 vjeç nga Maqëllara u vra në oborrin e shtëpisë së tij me plumba.

Mësohet se Kosiqi sapo ishte kthyer nga Maqedonia dhe po parkonte makinën në oborrin e vilës së tij kur u qëllua për vdekje me tre plumba pistolete.

Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe policia ende nuk i ka identifikuar. Nuk ka ende të dhëna nëse 32 vjeçari ka patur konflikte.

Mësohet se i riu merrej me biznes dhe bashkë me vëllezërit kanë ndërtuar një hotel në zonën e llixhave të Dibrës. Ai ishte baba i tre fëmijëve. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

Të fundit