Flash News

KRYESORE

U vra nga babai shqiptar, mjekja ligjore jep detaje: 28-vjeçarja u qëllua shtatë herë më shufër hekuri në kokë

U vra nga babai shqiptar, mjekja ligjore jep detaje: 28-vjeçarja u

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e Anxhelina Petros, 28-vjeçares shqiptare në Korfuz mbrëmjen e 2 janarit të këtij viti.

Pas konstatimit të trupit, mjekja ligjore H. Kushiu ka sqaruar se vajza është qëlluar 7 herë në kokë, plagë që i kanë shkaktuar edhe vdekjen nga dora të atit, Aleko Petro, 52- vjeç.

“Vajza është goditur 7 herë në kokë me shufër hekuri. Vajza ngrinte duart për t’u mbrojtur, por ai vazhdonte ta godiste deri sa gjeti vdekjen. Nuk ishte incident, por vrasje e egër dhe brutale”, është shprehur mjekja ligjore.

Në mediat greke shkruhet se pas vrasjes, 52-vjeçari pastroi shtëpinë dhe e varrosi trupin e së bijës në kopshtin e shtëpisë.

Anxhelina Petro kohët e fundit jetonte me të dashurin e saj afgan dhe ishte larguar nga banesa e të atit.

Sipas dëshmisë që ka dhënë në polici, 30- vjeçari afgan, ka treguar se 29-vjeçarja debatonte dhe grindej vazhdimisht me babain.

Të fundit