Flash News

KRYESORE

U vra nga i shoqi, kush kujdeset sot për fëmijët e ish gjyqtares Hafizi

U vra nga i shoqi, kush kujdeset sot për fëmijët e ish gjyqtares

Nënkryetarja e re e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, ka folur sot për fëmijët e ish gjyqtares Fildes Hahizi, e cila u vra nga ish bashkëshorti i saj.

Ruseti tha për rubrikën ‘Opinion” në Neës 24 se Bashkia e Tiranës iu ka gjetur fëmijëve të ish-gjyqtares së ndjerë një shtëpi dhe iu mbulon të gjithë qiranë.

“Rasti që na ka prekur më shumë, por nuk është rasti i vetëm. Detyra jonë është t’i ndjekim të gjitha këto raste. Te ky rast unë jam përfshirë emocionalisht. Fëmijët janë shumë të mbarë, të urtë, të sjellshëm dhe shumë mirë me mësime. Për ta kujdeset tezja e tyre.

Jemi në kontakt gjatë gjithë kohës. Kanë mbaruar shkollën dhe unë mezi pres të vazhdojnë vitin tjetër. Ne iu mbulojmë qiranë plotësisht, sepse ata nuk mund të qëndronin në shtëpinë e prindërve të tyre, për shkak të kujtimeve. Ata janë në një shtëpi ngjitur me tezen e tyre. I kemi nën monitorim të vazhdueshëm”, tha Ruseti.

Ish-gjyqtarja Fildes Hafizi, nënë e dy fëmijëve, u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, i cili e qëlloi me armë në makinën e saj. Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik dhe solli reagime të ashpra, ndërsa vrasësi po përballet me drejtësinë.

Të fundit