Flash News

KRYESORE

U vra nga nipi i burrit/ Detajet tronditëse të treguara nga të afërmit e viktimës në Mallakastër

U vra nga nipi i burrit/ Detajet tronditëse të treguara nga të

Familjarët e viktimës 50 vjeçare Drita Saliaj, e cila u vra e më pas u hodh në rezervuar nga nipi i burrit dhe dy shokë të tij, të cilët kishin shkuar në shtëpi për ta grabitur tregojnë detaje të kësaj ngjarjeje.

Autorët kishin shkuar në banesën e viktimës në fshatin Gjerbës të Mallakastrës dhe kishin pirë kafe. Më pas ata kryen krimin.

“Ata kishin pirë kafe, dy persona pasi dy filxhanë kishte. Si duket ajo i ka pranuar brenda pasi i ka njohur. Ata e kishin kthyer shtëpinë përmbysur ku kishin kontrolluar edhe tek gjërat më intime.”, tha Lazër Saliaj, kunati i viktimës.

Kurse kunata Mjaftoni Saliaj tregoi: “Ata e kanë mbytur me shall dhe më pas e kanë lidhur. Djali që ka kryer krimin dhe është edhe i afërm i tyre, është djalë i keq, babanë e ka në burg për drogë. Midis familjeve ka pasur konflikte.”.

Familjarët e viktimës i bëjnë thirrje shtetit që të vendosë drejtësi, pasi ata nuk duan që të bëhen kriminelë dhe të kryejnë vetëgjyqësi.

Të fundit