Flash News

KRYESORE

U vra nga policia gjatë grabitjes, xhaxhai tërheq trupin e 20-vjeçarit

Xhaxhai i Xhuljano Sollakut ka tërhequr sot nga morgu i Fierit trupin e 20-vjeçarit, i cili mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me policinë, pasi prindërit e tij jetojnë në Greqi.

Ai ishte nga fshati Katund i ri në Elbasan dhe prej disa vitesh jetonte me gjyshen dhe punonte në një lavazh pranë shtëpisë së tij ku edhe bënte foto me makina apo motora të ndryshëm.

Sollaku se bashku me 3 bashkëpunëtorë të tjerë kishin shkuar për të grabitur shtëpinë e dy të moshuarve në Fier.

Po ashtu, gjatë këtij aksioni mbeti i plagosur një tjetër autor, Arben Muça 37 vjeç, banues në Ndroq të Tiranës.

Të fundit