Flash News

KRYESORE

U zbuluan biseda të reja të Ervis Martinajt, gjykata shtyn për nesër vendimin

U zbuluan biseda të reja të Ervis Martinajt, gjykata shtyn për

Gjykata e Tiranës ka shtyrë vendimin për nesër për Ervis Martinajn, një nga protagonistët e përfshirë në masakrën e 4 tetorit në ish-Bllok, ku një person mbeti i vrarë.

Ditën e nesërme Martinajt i mbaron afati për masën e sigurisë prej 30 ditësh qëndrimi në burg. Prokuroria siguroi prova të reja për vrasjen në ish-Bllok, të cilat rëndojnë pozitën e Ervis Martinaj, aktualisht në burg.

Prokuroria ka zbuluar biseda në aplikacionet Ëhatsapp dhe Telegram të Martinajt me miqtë e tij pak minuta para ngjarjes ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha. E pikërisht me viktimën por edhe disa miq të tjerë duket se ka komunikuar 36-vjeçari Martinaj. Gazetarja Klodiana Lala duke cituar burime nga prokuroria, raportoi se kur Martinaj është paraqitur në lokalin Monopol iu ka kërkuar miqve të afroheshin dhe të paraqiten aty të pajisur me armë.

Pra, sipas prokurorisë nuk ka qenë takim i rastësishëm siç ka thënë Martinaj në dëshminë e tij dhe sherri nuk ka pasur si shkak ngacmimet e këngëtares Elvana Gjata por konflikte të mëparshme.

Të fundit