Flash News

KRYESORE

U zëvendësua nga Donika Prela te Krimet e Rënda, prokurori Besim Hajdarmataj sot përballet me vettingun

U zëvendësua nga Donika Prela te Krimet e Rënda, prokurori Besim

Prokurori pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, Besim Hajdarmataj do të përballet sot me procesin e rivlerësimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvillon sot në orën 10.00 seancën e parë dëgjimore, me trupën gjykuese të përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Suela Zhegu.

Kujtojmë se Hajdarmataj është pjesë e sistemit të drejtësisë prej 20 vitesh. Fillimisht e nisi karrierën në prokuroritë e Tropojës dhe Kurbinit, më pas u emërua në krye të Krimeve të Rënda në 2015-ën.

Një vit më parë, Arta Marku, pas emërimit si kryeprokurore e përgjithshme, e shkarkoi Hajdarmatajn dhe në vend të tij komandoi Donika Prelën.

Pak muaj më vonë, bashkë me disa prokurorë të tjerë, iu nënshtrua sërish një ‘furtune’ transferimesh jashtë Tiranës.

Ai u dërgua në Pogradec me urdhër të Markut, por KLP e riktheu sërish në Tiranë.

Të fundit