Flash News

KRYESORE

U zgjodh anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, Besnik Mustafaj pas takimit me Bashën: Shpresoj të dal i pa turpëruar në fund të këtij procesi

U zgjodh anëtar i Komisionit të Vlerësimit të

Besnik Mustafaj flet për herë të parë nga pozicioni i anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve në PD dhe e ka cilësuar një sfidë personale pjesëmarrjen e tij në këtë strukturë të konsideruar risi.

Pas përfundimit të mbledhjes së parë të këtij komisioni edhe me kreun e PD, Lulzim Basha, Mustafaj, një nga ish themeluesit e PD, u shpreh se është një nga detyrat më të vështira dhe komplekse që kishte marrë ndonjëherë përsipër.

“Ka prurje të pasur, pra propozimet e demokratëve në vend kanë qenë serioze. Jemi të angazhuar për të zgjedhim vlerat më të mira të këtij kontingjenti që përbëjnë burime njerëzore të mëdha jo vetëm për PD.

Shpresoj të dal në fund të këtij procesi i paturpëruar pasi është detyra më e vështirë dhe delikate e komplekse që kam marrë ndonjëherë përsipër”, u shpreh Besnik Mustafaj, për mediat në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Vlerësimit të PD.

Të fundit