Flash News

KRYESORE

U zgjodh kryeministër, Basha letër Haradinajt: I bindur se do ia dalësh në këtë sfidë

U zgjodh kryeministër, Basha letër Haradinajt: I bindur se do ia

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar kryeministrin Ramush Haradinajn për detyrën e re dhe i ka shprehur urimet më të përzemërta.

Haradinaj u zgjodh Kryeministër të shtunën në mbrëmje, ndërsa sot mori zyrtarisht detyrën.

Letra:

I nderuar z.kryeministër i Kosovës, i dashur Ramush!

Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim ju shpreh urimet më të sinqerta për detyrën e lartë dhe me përgjegjësi të drejtimit të qeverisë së Kosovës.

Kam besim të plotë se ju do t’ia dilni kësaj sfide të rëndësishme me të njëjtin sukses që keni përballur dhe sdifa të tjera në historinë e Kosovës.

Unë dhe Partia Demokratike ju ofrojmë të gjithë mbështetjen tonë në realizimin e misionit tuaj të lartë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Me respekt, dhe përshëndetje vëllzërore, Lulzim Basha.

Të fundit