Flash News

KRYESORE

U zgjodh në krye të Këshillit Bashkiak, Rama liron nga detyra zëvendësin e Etilda Gjonajt

U zgjodh në krye të Këshillit Bashkiak, Rama liron nga detyra

Është liruar nga detyra, zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Lirimi i tij nga posti vjen pasi në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit Gogu u zgjodh anëtar këshilli, ndërsa më pas kryetar në mbledhjen e konstituimit.

Gogu do të mbajë postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Vendimi i plotë

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të  pikës  2,  të  nenit  6,  të  ligjit  nr.  9000,  datë 30.1.2003  “Për  organizimin  dhe  funksionimin  e Këshillit  të  Ministrave”,  me  propozimin  e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi: Toni  Gogu,  zëvendësministër  i  Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Gogu mori postin si zëvendësministër i Drejtësisë, pranë ministres Etilda Gjonajt. Prej gati 7 vitesh ka punuar drejtor juridik në Bankën e Shqipërisë si dhe drejtor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Gjithashtu është edhe pastor. Ai ka kurorëzuar në martësë edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Të fundit