Flash News

KRYESORE

U zhduk në rrethana misterioze, gjendet 17-vjeçarja shqiptare e humbur prej disa ditësh në Irlandë

U zhduk në rrethana misterioze, gjendet 17-vjeçarja shqiptare e

Adoleshentja shqiptare, Olta Dodaj është gjetur pas një jave nga policia vendase në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa mediat irlandeze nuk kanë dhënë më shumë detaje se ku ndodhej vajza gjatë 7 ditëve që familja nuk kishte asnjë informacion për të.

17-vjeçarja ishte zhdukur nga banesa e saj në Newbrigde më 11 Prill. Që prej asaj dite, policia nisi menjëherë kërkimet. Edhe komuniteti shqiptar në Irlandë u angazhua për të ndihmuar autoritetet me informacione të dobishme që mund të çonin në gjetjen e adoleshentes.

Tashmë ajo është dërguar e sigurt në shtëpi dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Familja e shqiptares ka falenderuar të gjithë që ndihmuan për gjetjen e vajzës.

Të fundit