Flash News

KRYESORE

U zhduk një javë më parë, gjendet në Shkumbin kufoma e ustait nga Librazhdi   

U zhduk një javë më parë, gjendet në Shkumbin kufoma e

Një javë pasi humbi kontaktet me familjen, gjendet i pajetë trupi i Ali Totës 56 vjeç nga fshati Spathar i Librazhdit. Disa persona konstatuan ditën e sotme një kufome përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin dhe rezultoi se trupi i përket 56-vjeçarit, i cili ishte zhdukur prej një jave, sipas denoncimit të familjarëve në komisariat.

Tota, i cili ushtronte profesionin ustait dhe që punonte privatisht në zona të ndryshme të Librazhdit dyshohet se është mbytur në lumin Shkumbin, në rrethana ende të paqarta. Paraprakisht familjarët e 56- vjeçarit dyshojnë për mbytje aksidentale të tij në rrjedhën e rrëmbyeshme të përroit të fshatit Spathar ku ai kalonte për t’u kthyer nga puna për në shtëpi.

 

Të fundit