Flash News

KRYESORE

“U zhduk” për pak ditë, Basha tregon vizitën e rëndësishme jashtë Shqipërisë: Më kanë informuar hollësisht

“U zhduk” për pak ditë, Basha tregon vizitën e

Ditët e fundit ra në sy mungesa e reagimeve dhe daljet e kreu të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në media.

Në fjalën e tij në seancën e sotme, e nisur me debate dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, Basha ka treguar se ku ka qenë gjatë këtyre ditëve.

Basha tha se ka qenë në Berlin në një vizitë, pas ftesës që kishte marrë nga përfaqësuesit e lartë gjermanë.

“Kjo seancë në mund të vazhdojë pa praninë e këtyre këtu, është detyrim moral dhe politik, nëse kanë vendosur të mos vijnë në këtë sallë të largohen sot e të çlirojnë vendit nga aleanca e krimi. Është pengesa për integrimin e vendit.

Këtë shqetësim ua kanë shprehur qartë të martën përfaqësuesit e lartë gjermanë gjatë vizitës në Bundestag.

Më kanë informuar edhe mua hollësisht për qëndrimet e Bundestagut, por seanca nuk duhet të vijojë pa Ramën e Xhafajn.

Ka 4 javë që qarkullon skandali i vëllezërve Xhafaj, por Rama e Xhafaj i fshihen të vërtetës.

Kam qenë edhe unë në Berlin gjatë këtyre ditëve, jo në vizitë klandestine, apo të paguar me milionat e drogës, por i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politikë në vend. 6 javë pas largimit të Ramës nga Berlini situata ka shkuar drejt përkeqësimin. Tahiri u lirua. E njëjta skemë po ndiqet për mbrojtjen e vëllezërit Xhafaj”, u shpreh Basha.

Të fundit