Flash News

KRYESORE

U zhvendosën nga Parlamenti, protestuesit hedhin bojë te zezë te muret e Ministrisë së Brendshme; reagon Sandër Lleshaj

U zhvendosën nga Parlamenti, protestuesit hedhin bojë te zezë te

Ministria e Brendshme ishte ndalesa e dytë e protestuesve, pasi u zhvendosën nga godina e Parlamentit që nga ora 09.30 e mëngjesit.

Protestuesit kanë spërkatur me bojë të zezë muret e pjesës hyrëse të ministrisë në shenjë proteste.

Protestuesit kanë thirrur: ‘Lironi djemtë tanë’, ‘qeveria e krimit’, ‘fund qeverisë së hajdutëve dhe oligarkëve’, pasi kërkojnë lirimin e protestuesve të shoqëruar sot dhe nga protestat e mëparshme.

Po ashtu, janë vendosur edhe forca të shumta policie, të zhvendosur po ashtu nga parlamenti. Pasi qëndruan për disa minuta, protestuesit janë drejtuar tashmë drejt selisë blu.

Pak minuta më vonë, vjen edhe reagimi i ministrit Lleshaj në rrjetet sociale lidhur me këtë moment.

“Modeli i sjelljes politike të Lulzim Bashës ndaj Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, të cilën dikur e ka turpëruar si kreu saj dhe sot mundohet të njollosë me mjetet e tij”, shkruan Lleshaj, një koment shoqëruar edhe me pamjet kur muret e ministrisë spërkaten me bojë.

Të fundit