Flash News

KRYESORE

U zotuan se i ndihmuan, alpinisti: Policia gënjen! Foton na e kërkuan në mënyrë shoqërore

Një alpinist ka akuzuar Policinë e Kolonjës se gënjen teksa këta të fundit, nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale janë zotuar se u kanë ardhur në ndihmë 4 alpinistëve që po ngjisnin malin e Gramozit dhe rrezikoheshin të mbeteshin të bllokuar.

Bashkangjitur njoftimit, Policia kishte ngarkuar edhe foto të alpinistëve.

Ndërkohë, alpinisti Ervin Xhakolli është shprehur nëpërmjet një postimi në Facebook, se “policia gënjen” dhe se foton ua kishin kërkuar në mënyrë shoqërore.

“Policia në bashkëpunim me banorët e zonës, u vjen në ndihmë 4 alpinistëve.

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kolonjë, është marrë një telefonatë sipas të cilës 4 alpinistë që kishin lënë mjetin e tyre tip "Ford", në fshatin Starje dhe ishin nisur për të ngjitur malin e Gramozit, mund të kishin mbetur të bllokuar në rrugë për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, në drejtim të zonës, u nisën shërbime të Komisariatit të Policisë Kolonjë dhe Stacionit të Policisë Kufitare Shtikë, të Emergjencave Civile, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës.

Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur "Çuka e Peçit" në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit.

Alpinistët (njëra prej tyre vajzë) kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe banorët, që iu erdhën në ndihmë dhe iu shpëtuan jetën. Policia më pas ka bërë shoqërimin e tyre, deri në vendin ku u akomoduan në qytetin e Ersekës”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Të fundit