Flash News

KRYESORE

U zu me Fiori Dardhën dhe s’i shkoi në dasmë, rrëfehet Rozana Radi: Më fshiu nga Instagrami

U zu me Fiori Dardhën dhe s’i shkoi në dasmë, rrëfehet

Rozana Radi ka treguar më në fund arsyen e vërtetë se përse nuk ishte e pranishme në dasmën e koleges së saj Fiori Dardha.

Ndonëse fillimisht ajo tha se shkak ishte një koncert, në fakt arsyeja e vërtetë ka qenë një zënkë mes tyre.

Këtë e ka treguar Rozana e ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit", me Rudina Dembacajn.

Por Rozi i ka treguar Rudinës, se ato ishin zënë dhe se ajo i kishte thënë Fiorit "Nuk të vij në dasmë". Me shaka Rozana u shpreh se Fiori i ka fajet.

"Fiori i ka fajet mi. Ne jemi tipa të ndryshëm, por për flamur të bardhë e mban Fiori. Unë e urova, Fiori më kishte fshirë nga Instagrami dhe unë nuk e dija. E pashë veten në një emision që më kishte fshirë  dhe i shkruajta 'ua, turp nuk të vjen'. Po në dasmë si do ja bëjmë i thashë? Më tha 'ndaç hajde, ndaç mos hajde'. I thashë 'nuk vij fare'. Ndërkohë ne kishim komunikim, kush nxef më shumë njëra-tjetrën. Si tërë jetën", është shprehur me humor Rozana.

Të fundit