Flash News

KRYESORE

U zu poshtë nga sasia e dheut, ndërron jetë 35-vjeçari

U zu poshtë nga sasia e dheut, ndërron jetë 35-vjeçari

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u zu poshtë nga një sasi dheu teksa punonte në lagjen “Emin Matraxhiu” në qytetin e Elbasanit.

Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa i riu ishte duke punuar për hapjen e themeleve të një ndërtese.

Sot rreth orës 14:45, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, shtetasi S.B., rreth 35 vjeç, duke punuar për hapjen e themeleve të banesave, e ka zënë dheu poshtë, dhe si pasojë  ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit