Flash News

KRYESORE

U zunë për pikët te “Kënga Magjike”, Çiljeta Xhilaga mbështet publikisht Fifin

Fifi dhe Çiljeta Xhilaga nuk flisnin më me njëra-tjetrën që pas zënkës për pikët te Kënga Magjike.

Fifi e ftuar në emision “Thumb” muaj më parë i kërkoi falje Çiljetës, duke u shprehur se nuk ishin pikët ato që shprehnin konsideratën që ajo kishte për të.

Por duket se gjakrat tashmë janë ulur dhe dy vajzat kanë vendosur ta rikthejnë mardhënien e tyre. Dy ditë më parë Fifi publikoi këngën e saj më të re “Habibi” dhe  ka qenë Çiljeta ajo që në Instastory ka shpërndarë këngën e Fifit duke i bërë tag këngëtares, e kjo tregon se ata nuk kanë më hatërmbetje me njëra-tjetrën.

 

Të fundit