Flash News

KRYESORE

U zyrtarizua një ditë para Botërorit, trajneri i Spanjës: S’kemi kohë për të mbajtur zi

U zyrtarizua një ditë para Botërorit, trajneri i Spanjës:

Trajneri i ri i Spanjës, Fernando Hierro ka dalë sot pasditë para mediave, ku foli për gjendjen e ekipit pas shkarkimit të papritur të Julen Lopetegui nga federata spanjolle.

50-vjeçari theksoi se ekipi nuk do të mbajë zi për largimin e Lopeteguit dhe se lojtarët do të bëjnë gjithçka për të fituar Kampionatin Botërorë.

"S’kemi kohë për të mbajtur zi. Ne do ta kapërcejmë këtë situatë. Ne kemi ardhur për të luftuar për Kupën e Botës. Ekipi është i ngazëllyer, ne kemi një mundësi të madhe dhe duhet të jemi të fokusuar. Unë jam shumë i qetë dhe nuk ka asnjë arsye për të mos luftuar për atë për të cilën kemi ardhur këtu”, pohoi ai duke shtuar:

"Lojtarët janë profesionistë të shkëlqyeshëm dhe njerëz të mirë dhe të pjekur. Nuk është një ditë e lehtë për askënd, por ata janë të mirë ".

Të fundit