Flash News

KRYESORE

Ua shiti kinezëve për 740 milionë euro, Berlusconi: Do ta riblej Milanin

Ua shiti kinezëve për 740 milionë euro, Berlusconi: Do ta riblej

Silvio Berlusconi, ish-presidenti i Milanit, në një miting politik me partinë e tij ‘Forza Italia’ në Udine, është shprehur se mund ta riblejë sërish ekipin kuqezi.

Ai ka thënë se gjërat nuk po shkojnë mirë tek Milani nën drejtimin e pronarëve të rinj, ku së fundmi është folur për problemet financiare.

Ish-kryeministri i Italisë gjithashtu shtoi se sondazhet kishin treguar se shitja e klubit ishte një nga arsyet pse partia e tij Forza Italia kishte rënë në 14-14.5 % të votave në zgjedhjet e fundit.

“Shumë më ndalonin dhe më pyesnin përse e shita klubin dhe ata më fajësojnë mua për kushtet e skuadrës aktuale. Nëse vazhdon kështu, nuk do ta mohoj se herët a vonë do të blej Milanin”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Berlusconi Biznesmeni, ishte president i klubit të Milanit për 30 vjet, derisa e shiti atë tek kinezi Yonghong Li në një marrëveshje me vlerë prej 740 milionë eurosh.

Të fundit