Flash News

KRYESORE

Uashingtoni miraton shitjen 10.5 miliardë dollarë të sistemeve ‘Patriot’ në Poloni

Uashingtoni miraton shitjen 10.5 miliardë dollarë të sistemeve

SHBA-ja miratoi sot shitjen në Poloni të sistemeve antiraketore Patriot për një shumë prej 10,5 miliardë dollarë, një vendim që pritet të nxisë kritikat e Moskës.

Kontrata përfshin katër radarë dhe stacione të kontrollit, 16 pika orientimi për lëshimin e raketave dhe 208 raketa tokë-ajër si dhe pajisjet ndihmëse të nevojshme për funksionimin dhe mirëmbajtjen e tyre, njoftoi sot Ministria amerikane e Punëve të Jashtme në një deklaratë.

Grupi amerikan Raytheon, i cili prodhon Patriot, prezantoi sot detajet e ofertës dhënë Polonisë në mesin e tetorit.

“Një Evropë e sigurtë, e aftë për të parandaluar çdo kërcënim ajror, si dhe çdo formë tjetër agresioni nxit promovimin e paqes dhe të stabilitetit brenda NATO-s dhe në kontinentin evropian”, pohuan zyrtarë të diplomacisë amerikane në një deklaratë.

Të fundit