Flash News

KRYESORE

Uashingtoni thellon akuzat: Regjimi iranian kërcënim për SHBA-në dhe aleatët

Uashingtoni thellon akuzat: Regjimi iranian kërcënim për

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh dje i hapur për një marrëveshje të re bërthamore me regjimin iranian duke konfirmuar rivendosjen e sanksioneve ekonomike kundër Teheranit, që e akuzon për destabilizim të Lindjes së Mesme.

Akuzat ndaj Republikës Islamike kanë qenë të ashpra pasi Uashingtoni e akuzon për financim të terrorizmit.

“Irani ka shfrytëzuar sistemin financiar global për të financuar terrorizmin dhe për të nxitur regjimet e pamëshirshme, për të destabilizuar rajonin dhe për të abuzuar me të drejtat e popullit të tij “, thuhet në reagimin e Shtëpisë së Bardhë.

“Regjimi iranian vazhdon të kërcënojë SHBA-në dhe aleatët e saj”, theksohet në reagim.

Të fundit