Flash News

KRYESORE

Udhëtonin me 179 km/orë, pezullohen 10 leje drejtimi, policia: Ecin me shpejtësi pa ndonjë arsye

Udhëtonin me 179 km/orë, pezullohen 10 leje drejtimi, policia: Ecin me

Policia njofton se edhe gjatë mbrëmjes së djeshme ka vijuar kontrollet me Radar në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bën të ditur se pezulloi 10 leje drejtimi për shpejtësi që varionte nga 140 deri në 179 km/h.

“Megjithëse kontrollet janë të pandërprera çdo ditë përsëri ka drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi shumë mbi limitin e lejuar, dhe pa pasur asnjë arsye për të qarkulluar me këto limite shpejtësie”, thuhet në faqen e policisë në rrjetin social Facebook teksa bëhet e ditur se policia rrugore është e angazhuar për të evidentuar, ndëshkuar çdo shkelës të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Të fundit