Flash News

KRYESORE

Udhëtonte drejt Kilit, Papa Françesku marton punonjësit e ekuipazhit

Papa Francesko gjatë vizitës disa ditore në Kili, ka bërë të lumtur dhe një çift në avion. Gjatë rrugës nga Santiago në Iquique  Papa Francesco ka martuar dy punonjës të ekuipazhit të udhëtimit, Carlos Ciuffardi Elorriaga dhe Paula Podest Ruiz, 41 dhe 39 vjeçe.

Ka qenë drejtori i Civilizimit Katolik, i cili ka bërë të ditur lajmin teksa ka publikuar një foto. At Antonio Spadaro shkruan, “Çifti po fliste me Papën. Të dy i thanë se nuk ishin martuar në Kishë. Papa i pyeti nëse donin të martoheshin menjëherë. Ata u përgjigjën po. Dokumentet u nënshkruan në një fletë formati të thjeshtë A4”.

Të fundit