Flash News

KRYESORE

Udhëtonte në tragetin Sarandë-Korfuz, humb jetën papritur 12-vjeçari nga Italia

Udhëtonte në tragetin Sarandë-Korfuz, humb jetën papritur

Një fëmijë 12 vjeç ka ndërruar jetë paraditen e sotme në tragetin Sarandë-Korfuz. Sipas policisë, ai fillimisht nuk është ndjerë mirë dhe më pas ka pësuar një gjendje të fikti.

Pasi ka humbur ndjenjat, Lorenzo Kalabreze nuk është përmendur më, ndonëse u dërgua me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Policia nuk jep asnjë detaj për shkakun e papritur të vdekjes së fëmijës.

“Më datë 12.07.2018, ka ndërruar jetë pasi ka kaluar gjendje të fikti shtetasi Italian L.K., 12 vjeç. Shtetasi do të udhëtonte me familjen nga Saranda drejt Korfuzit me tragetin e linjës. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së këtij shtetasi”, sqaron paraprakisht policia e Sarandës.

Të fundit