Flash News

KRYESORE

Udhëzim i ri për farmacitë/ Të sëmurëve kronikë mbi 65 vjeç ilaçet do ju shkojnë në shtëpi

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka nxjerrë një udhëzim të ri për farmacitë.

Në udhëzimin e ri thuhet se të sëmurëve kronikë të moshës mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm pasi nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, do t’u shkojnë barnat në shtëpi, në kuadër të masës së qeverisë për moslejimin e daljes nga shtëpia të moshës së tretë.

Në udhëzim theksohet se këtë vendim do ta ndjekin ato farmaci që kanë kontratë me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Mjekët e përgjithshëm do komunikojnë nëpërmjet telefonit, sms, skype me pacientët për t’i komunikuar recetën.

Dhe më pas, farmacisti merret me përgatitjen e medikamentit dhe mundëson dërgimin pranë banesës.

Po ashtu vlen të theksohet se në momentin e dorëzimit të barnave personi që ja dorëzon duhet të ruajë distancën 1.5 metra largësi nga marrësi.

Të fundit