Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Udhëzimi 13 “vulos” emërimin politik të mësuesve gjatë fushatës elektorale
Mirela Karabina
Në prag të mbylljes së vitit shkollor Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim të detajuar, në lidhje me rekrutimin e mësuesve dhe trasferimet paralele në sistemin arsimor. Kështu, është ministria ajo që përcakton kriteret e pranimit për një vend pune nëpërmjet dosjes personale të mësuesit dhe një testi të informatizuar që do t’i nënshtrohet konkurenti. Pasi dorëzohen dosjet në Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (krijuar rishtazi), dhe testimi që menaxhohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore të dhënat për kandidatët mësues shkojnë në portalin “Mësues për Shqipërinë”, i cili administrohet nga ministria.
Udhëzimi, dukshëm, vulos centralizmin e këtij procesi nga hierarkia më e lartë e institucioneve arsimore, Ministria e Arsimit. Kështu, duke anashkaluar në vendimarrje shkollën, drejtoritë rajonale dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar ministria ka ndërtuar një proces të centralizuar.
Dhe, këtë e bën pikërisht në një situatë të tensionuar politike, përgjatë një fushate elektorale duke trysnuar mësuesit nën ethet e emërimit apo ruajtjen e vendit të punës.
Po, ku qëndron problematika e udhëzimit?
Që në zanafillë, që në konceptim, sipas modelit të centralizuar nga maja e piramidës.
Së pari, problemi fillon me qendrën që do të administrojë procesin e pranimit të mësuesve, Rrjeti Akademik Shqiptar (RASH). E ngritur në kuadrin e një projekti Italian, disa vite më parë, kjo Qendër Ndëruniversitare duhej të përdorej për të ofruar shërbime software dhe për të menaxhuar procese akademike në universitete dhe institute kërkimore.
Por, objekti i saj u ndryshua, funksioni i saj u tjetërsua, dhe ajo është një mekanizëm i ministrisë së arsimit që kontrollon jo vetëm pranimin në universitete por, tashmë, dhe rektrutimin e mësuesve, edhe pse ligji i arsimit të lartë dhe ligji i arsimit parauniveristar nuk e parashikon.
Kështu, administrimi i portalit “Mësues për Shqipërinë’ nga RASH si përgjegjës i softit elektronik dhe regjistrimit online të kandidatëve që do të marrin pjesë në konkurim, dhe do të prodhojë aktin e pranimit në vendin e punës në bazë të rezultateve, kompromenton procesin dhe e bën dyshues.
Pra, mekanizmi RASH siguron trurin elektronik të procesit të pranimit të mësuesve në duart e ministrisë.
Por, ajo që bën përshtypje është kontrata e punës së mësuesit do nënshkruhet ndërmjet mësuesit dhe drejtuesit të institucionit arsimor, edhe pse drejtuesi nuk ka qenë pjesë e procesit të përzgjedhjes apo vendimarrjes së kandidatëve konkurues.
Pra, e gjitha e përqëndruar në një dorë.
Së dyti, problem paraqet injorimi i përvojës dhe shpërfilljes së profesionalizmit në kriteret e vendosura për pranim të kandidatit mësues, duke vendosur një shenjë barazie mes mësuesve të rinj dhe atyre me vjetërsi në profesion.
Po në cilin vend të botës së zhvilluar mund të injorohet përvoja? Veçse në sistemet jo të zhvilluara, në shoqëritë mekanike ku individi është “i padukshëm” dhe ku pushteti ka në dorë fatin e tyre.
Në kushtet tona kur trajnimet e mësuesve kanë qenë sporadike e të pakta, kur nuk kanë ekzistuar institucione mirëfilli trajnuese apo edhe kur janë ofruar janë bërë formalisht, të shpërfillësh kriterin experiencë, që është një pikë e fortë e konkurentit, qëllimshëm e bën për ta dobësuar atë.
Dhe kjo, duke vendosur në një garë të pabarabartë mësuesit, në funksion të një situate të nxehtë politike ku punësimi do shërbejë si shpërblim. Pra, në interes të pakicës dhe në dëm të shumicës.
Së treti, një tjetër problem në udhëzim është ndryshimi i rregullave të lojës dhe ndërhyrja në kërkesat e tregut në mënyrë arbitrare nga Ministria përgjegjëse për Arsimin. Kështu, në garë me mësuesit do jenë edhe mësuesit me profil të përafërt me të tyrin apo dhe ata që kanë formim të përafërt me kurrikulën shkollore si ekonomistë, inxhinierë, informaticienë (profili i përafërt përcaktuar në udhëzim ministri Nr.30, 2018 për normat mësimore). Gjithashtu në garë për mësues ndihmës do të jenë jo vetëm ata me profil “Arsim special” por të gjithë mësuesit e profileve të tjera.
Pra, tregu i punësimit të mësuesisë ‘hapet” për të gjithë me profil e jashtë profilit, me “Arsim special” dhe pa të.
Dhe, kjo ndodh në një sistem arsimor të çoroditur si i yni, ku vuan sepse tregu dhe oferta janë dy drejtëza paralele që nuk puqen me njëra-tjetrën, ku prodhohen pa kriter mësues, ekonomistë e inxhinierë.
Paradoksi është se me ardhjen në pushtet më 2013-ën, “kali i betejës” së kësaj ministrie ishin mësuesit me arsim jashtë profilit duke i etiketuar si “e keqja” e sistemit arsimor. Por sot, po përdor këta mësues jo më për të fituar pushtetin, por për ta ruajtur atë.
Dhe kjo është e pamoralshme!
Të menaxhosh burimet njerëzore për përmirësim dhe zhvillim të sistemit arsimor duhet të jetë prioritet i politikave të çdo qeverie. Por, t’i përdorësh keq ato për një fushatë zgjedhore, nuk i shërben shoqërisë, nuk i shërben Shqipërsië, por i shërben partisë.
Dhe kjo po ndodh, shkruar e zezë mbi të bardhë, me vulën e Ministrisë përgjegjëse për Arsimin në Udhëzimin 13.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38