Flash News

KRYESORE

Udhëzimi i rëndësishëm; sezoni turistik do shoqërohet me kufizime në transportin rrugor, këto janë mjetet që preken

Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Brendshme kanë firmosur një udhëzim të përbashkët Ky që ka për qëllim vendosjen e kufizimeve për qarkullimin në rrugët jashtë qendrave të banuara të automjeteve.

Sipas këtij udhëzimi, kufizime do të ketë përgjatë gjithë sezonit turistik, veçanërisht në fundjavë dhe ditët e festave lokale dhe kombëtare.

Kufizimet do të vendosen për:

a) për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.5 ton;

b) me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m, (transportet me mjete jashte norme ose transportet në kushte jo normale):

c) makina bujqësore, makinat teknologjike vetëlëvizëse ose traktorët me rrota që kanë shpejtesi më të vogël se 40 km/orë;

d) makina bujqësore dhe teknologjike që kalojnë përmasat kufitare sipas nenit 61, të ligjit nr. 8378, datë 27.07.1998. të ndryshuar, (gjerësi maksimale jo më të madhe se 2.55 m, lartesi maksimale jo më të madhe se 4 m, gjatësi të prgjithshme, jo më të madhe se 7.50 m për mjetet me një aks dhe 12 m për mjetet teke me dy e më shumë akse).

e) për kursantët e autoshkollave mësimore.

Të fundit