Flash News

KRYESORE

UEFA gjobit me 23 mijë euro FSHF-në, stadiumi kishte probleme

UEFA gjobit me 23 mijë euro FSHF-në, stadiumi kishte probleme

Pavarësisht bujës mediatike dhe faktit se rreth 22 mijë shqiptarë pritën një kombëtare kampione bote në "Air Albania Stadium" jo të gjitha aspektet ishin në rregull në ndeshjen e fundit të Shqipërisë për Eliminatoret e Europianit 2020 me Francën.

UEFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 23250 euro për problemet që janë vënë re para, gjatë dhe pas takimit me "Gjelat". Problemi i parë ka qenë hedhja e objekteve të palejueshme në fushë nga tifozët tanë, veprim ky i ndëshkuar me 3250 euro. Shkelja e dytë ka qenë mosrespektimi i himnit francez (kuqezinjtë në stadium vërshëllyen), veprim gjithashtu i ndëshkuar me gjobë 5000 euro. Problemi i tretë ka qenë stadiumi. UEFA nuk e ka falur FSHF-në për organizimin e dobët. Sipas saj, janë mbyllur dyert e dyerve dhe portave kryesore të stadiumit, gjë që rrezikonte jetën e tifozëve në rast të ndonjë incidenti. Kjo është ndëshkuar me 15 mijë euro.

Gjithsej, FSHF-ja është e detyruar të paguajë 23250 euro brenda 90 ditësh për shkeljet e lartpërmendura. Interesant është fakti që UEFA nuk e ka përmendur faktin se bari i fushës nuk ishte gati për një ndeshje zyrtare, por mund të ketë qenë një marrëveshje e heshtur e dy palëve.

Të fundit