Flash News

KRYESORE

UEFA ndryshon rregullat: Goli në fushën kundërshtare nuk do ketë të njëjtën peshë

UEFA ndryshon rregullat: Goli në fushën kundërshtare nuk do

Pas një takimi me trajnerët, sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Giorgio Marchetti, njoftoi se do të ndryshojë rregulli i golit në fushën kundërshtare.

Në takim ishin të pranishëm Tuchel, Lopetegui, Massimiliano Allegri, Carlo Ancelottin, ndërkohë që mungoi Mourinho.

"Rregulli i golit në transfertë nuk është produktiv, pasi e fton ekipin “mik” të sulmojë dhe ai që është në shtëpi të mbrohet", u shpreh Marchetti.

Dhënia më tepër rëndësi e golave në transfertë ​​u fut në Ligën e Kampionëve duke filluar nga viti 1965, si një alternativë ndaj përsëritjes së ndeshjes, ose barazimit.

Një tjetër propozim i nisur nga trajnerët është mbyllja e merkatos së verës në të njëjtën ditë për të gjitha kampionatet europiane.

Të fundit