Flash News

KRYESORE

UEFA rrit shpërblimet për fituesin e "Ligës së Kombeve", do të përfitojë 50% më shumë

UEFA rrit shpërblimet për fituesin e "Ligës së

UEFA ka njoftuar se do të rrisë shpërblimet për "Ligën e Kombeve", edicion i cili ka nisur që në shtator të këtij viti.

Shumat e solidaritetit do të rriten me 50% për 55 federatat anëtare që marrin pjesë në këtë kompeticion.

Jo vetëm kaq, por  përfitime do të kenë edhe ekipet që do të jenë fitues të fazës së grupeve.

Në këtë mënyrë, fituesi i ligës A do të përfitojë 2.25 mln euro nga 1.5 që ishte programuar; fituesi i ligës B do të përfitojë 1.5 mln euro nga një që ishte programuar; fituesi i ligës C do të përfitojë 1 milion e 125 mijë euro, nga 750 mijë që ishte programuar; e në fund fituesi i ligës D do të përfitojë750 mijë euro, nga 500 mijë që ishte programuar.

Kjo bën që të ardhurat maksimale, mes kontributeve të solidaritetit dhe bonuseve të tjera për një skuadër të ligës A do të jetë 4.5 mln euro, për një skuadër të ligës B do të jetë 3 milionë euro, për një skuadër të ligës C, ku bën pjesë edhe Shqipëria, do të jetë 2.25 mln euro, ndërsa për një skuadër të ligës D, ku bën pjesë edhe Kosova, do të jetë 1.5 mln euro.

Katër skuadrat fituese të grupeve të ligës A do të përballen më pas për trofeun e Ligës së Kombeve në qershor të vitit 2019.

Rritja e kontributeve të solidaritetit për këto 4 skuadra do të jenë si më poshtë:

Fituesit do të marrin 6 mln euro, nga 4.5 që ishte programuar; finalistët do të marrin 4.5 mln euro, nga 3.5 që ishte programuar; vendi i tretë do të marrë 3.5 mln euro nga 2.5 që ishte programuar; e në fund vendi i katërt do të marrë 2.5 mln euro, nga 1.5 që ishte programuar.

E gjitha kjo do të thotë se, kush fiton Ligën e Kombeve do të ketë rrëmbyer në total 10.5 mln euro.

Të fundit