Flash News

KRYESORE

UEFA-Skënderbeu, Shehi: Seanca dëgjimore në KAS ka shkuar mirë, presim vendimin

UEFA-Skënderbeu, Shehi: Seanca dëgjimore në KAS ka shkuar

Pas seancës dëgjimore, pritet vendimi përfundimtar i KAS për të ardhmen europiane të ekipit të Skënderbeut, mbi të cilin rëndojnë akuzat për trukim ndeshjesh.

Trajneri i klubit korçar, Orges Shehi, shprehet se përgjigja do të jetë në favorin e tyre pasi është i bindur dhe i vetëdijshëm për atë që ka ndodhur.

“Sigurisht që e presim me një interes të veçantë, është e kotë ta fshehim që ka një domethënie të madhe për ne. Me aq sa kam dijeni, ka qenë një seancë e cila ka shkuar pozitivisht. Meqenëse më në fund seanca u zhvillua, tani presim përfundimin. Duke qenë të vetëdijshëm për atë që ka ndodhur, jemi besimplotë që çdo gjë do të shkoj në favorin tonë, kështu që presim atë që është një lajm i mirë për të gjithë ne”, ka thënë Shehi.

Të fundit