Flash News

KRYESORE

UEFA zyrtarizon grupet e Ligës së Kombëve, Shqipëria mund të përballet me Greqinë dhe Serbinë

Me përfundimin e elemintaoreve të Kampionatit Botëror, UEFA ka zyrtarizuar ndarjen e skuadrave për katër grupet e mëdha të Ligës së Kombeve që do të luhet për herë të parë në 2018-ën dhe do të përcaktojë katër prej skuadrave që do kualifikohen në Kampionatin Europian.

Do jenë katër grupe të mëdha, A, B, C dhe D, secila do të përmbajë katër grupe më të vogla dhe ku ekipet do të ndahen në bazë të shortit.

Shqipëria është renditur në grupin C, së bashku me Greqinë, Serbinë, Rumaninë, Malin e Zi, Bullgarinë, Hungarinë, Slloveninë, Skocinë, Norvegjinë, Izraelin, Finlandën, Qipron, Estoninë dhe Lituaninë. Këto skuadra, në bazë të shortit do të ndahen në katër grupe, ku i pari do të ketë tre ekipe dhe të tjerët nga katër ekipe.

Mundësitë që Shqipëria të përballet me Greqinë, Serbinë dhe Malin e Zi, janë tepër të larta.

Sa i përket Kosovës, përfaqësuesja më e re në UEFA është renditur në grupin D, së bashku me Azerbajxhanin, Maqedoninë, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Armeninë, Letoninë, Ishujt Faroe, Luksemburgun, Kazakistanin, Moldavinë, Lihtenshtejnin, Maltën, Andorrën, San Marinon dhe Gjibraltarin.

Gjashtë prej këtyre shteteve nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo mund të jetë një problem sa i përket zhvillimit të ndeshjeve, pasi këto shtete mund të veprojnë si Ukraina, e cila nuk pranoi të luante në territorin e saj me kosovarët gjatë eliminatoreve të botërorit.

Në grupin D, katër grupet e vogla do kenë nga katër ekipe.

Vetëm grupi A dhe B, ku ndodhen ekipet më të mira të Europës, kanë katër grupe të vogla me nga tre ekipe.

Si funksionon Liga e Kombeve:

Liga e Kombeve do të nisë sezonin e ardhshëm dhe do të jetë për Europianin e vitit 2020, që do të luhet në 13 shtete.

Fituesit e katër grupeve të vogla të secilit grup të madh, do të ndeshen me njëra tjetrën dhe ekipi që del i pari do kualifikohet direkt për në Kampionatin Europian. Katër ekipet e para të secilit grup (A, B, C, D) kualifikohen në Europian dhe u bashkohen fituesve të grupeve eliminatore të Kampionatit Europian.

Shorti do të hidhet më 24 janar të 2018-ës dhe ndeshjet do të luhen në shtator, tetor dhe nëntor të po të njëjtit vit.

Të fundit