Flash News

KRYESORE

“Ujë, gaz dhe elektricitet falas që prej 1993”, Turkeministani i jep fund dhuratave

“Ujë, gaz dhe elektricitet falas që prej 1993”,

Presidenti turkmen, Gourbangouly Berdymoukhamedov njoftoi sot se ka firmosur një ligj që i jep fund dhënies falas të ujit, gazit dhe elektricitetit që banorët e këtij vendi të Azisë qendrore përfitojnë që prej vitit 1993.

“Kam firmosur ligjin që rregullon pagimin e gazit, ujit dhe elektricitetit (…) për popullsinë e Turkmenistanit”, deklaroi Berdymoukhamedov para Këshillit të Pleqve, një asamble kushtetuese pa pushtet legjislativ që shërben tradicionalisht për të testuar këto ide.

“Ne kemi diskutuar me qeverinë vendosjen e tarifave të reja dhe do t’i aplikojmë në mënyrë progresive”, theksoi ai.

Në vitin 1993 hyri në fuqi ligji për sistemin e avantazheve sociale që i mundësonte çdo qytetari turkmen të përfitonte falas ujin, gazin dhe elektricitetin të miratuar nga paraardhësi.

Rënia e çmimit të gazit dhe naftës dy vitet e fundit ka goditur fuqishëm ekonominë e Turkmenistanit, nëntoka e të cilit ka rezerva gjigante hidrokarburesh, krysisht në gaz natyral dhe që eksportohet drejt Kinës.

Kjo ish-republike sovietike e Azisë qendrore kërkon sot të diversifikojë ekonominë e saj ndërkohë që hidrokarburet përbëjnë 90 për qind të eksporteve.

Të fundit