Flash News

KRYESORE

Ukraina sanksione kundër Rusisë bllokon web-e dhe shërbime ruse të internetit

Ukraina sanksione kundër Rusisë bllokon web-e dhe shërbime ruse

Ukraina parashtroi sot sanksione të reja kundër Rusisë, me akuzën për mbështetje të rebelimit separatist në Lindjen ukrainase, duke bllokuar aksesin në territorin e saj të disa shërbimeve të internetit mjaft popullore të propozuara nga shoqëri ruse.

Të shpallura në një dekret të publikuar në web-in e presidencës, këto masa shënjestrojnë veçanërisht rrjetet sociale Vkontatke, shpesh të quajtura “Facebook rus” që pretendon më shumë se 15 milionë përdorues ukrainas, si dhe rrjetin Odnoklassniki dhe portalin Mail.ru. Tre shoqëritë e fundit janë nën administrimin e miliarderit rus, Alicher Ousmanov.

Sanksionet shënjestruan gjithashtu grupin Yandex, që zotëron një motor kërkimi mjaft popullor dhe ka zhvilluar një numër të konsiderueshëm shërbimesh në Ukrainë.

Jo vetëm aksesi në këto shërbime është bllokuar por edhe asetet e tyre në Ukrainë si dhe janë kufizuar veprimtaritë tregtare dhe ato financiare.

Të fundit