Flash News

KRYESORE

Ul siparin Kuvendi Kombëtar, Basha zbardh aksionet e rradhës të Partisë Demokratike

Basha i përgjigjet kritikëve: Kuvendi tregues i guximit tonë për të ndryshuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar disa orë pas mbylljes se Kuvendit Kombëtar, ku u miratua staturi i ri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se tashmë përfaqësuesit e PD-së do të shpërndahen në çdo qytet deri në largimin e qeverisë.

“Kuvendi ynë Kombëtar është tregues i guximit tonë për të ndryshuar: duke ndryshuar kulturën tonë, ne do të ndryshojmë të gjithë politikën. Pas miratimit të statutit të ri në këtë Kuvend, ne do të shpërndahemi në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë, për të vazhduar betejën kundër së keqes, betejën pa kthim, deri në largimin e kësaj qeverie. Dhe për të ndarë me njerëzit e thjeshtë një mesazh besimi, që ditët tona më të mira i kemi përpara”, ka shkuar Basha.

Të fundit