Flash News

KRYESORE

"Ule pak dozën se nuk shpëton dot nga burgu", Paloka i përgjigjet Ramës: Ndryshove rregullat e lojës përdhunshëm

“Ule pak dozën se nuk shpëton dot nga burgu”, ky është mesazhi që i jep nënkryetari i PD, Edi Paloka, kryeministrit Edi Rama, në përgjigje të miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka shprehet se ndryshimi i rregullave të lojës ditën e sotme, pa pjesëmarrjen e opozitës, është bërë në mënyrë të dhunshme.

“Kur bëhet fjalë për kokën e Ramës, reagimi nuk është kurrë i nxituar! Është fiks ajo që presin qytetarët: ndëshkim për çdo krim! I nxituar dhe me pasoja është vetëm ndryshimi që iu bë sot rregullave të lojës, përdhunshëm dhe pa opozitën. Duke nxitur konfliktin politik, nuk shpëton dot nga burgu! Prandaj, ule pak dozën! Avdulaj and co. mund të të presin edhe pak muaj që ti bësh shoqëri”, shkruan Paloka.

Të fundit