Flash News

KRYESORE

Ulën dënimin në Itali me 17 vjet, pesë gjyqtarët e Edmond Begos sot janë jashtë sistemit të drejtësisë

Ulën dënimin në Itali me 17 vjet, pesë gjyqtarët e

Biznesmeni Edmond Bego ose Manoli Bego, i cili ishte dënuar më parë si pjesë e organizatës kriminale të Aldo Bares në trafikun e narkotikëve e ka ulur dënimin italian nga 21 vite burg në 4 vite e 4 muaj në Shqipëri.

Vendimi është dhënë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në 2010-ën dhe pesë anëtarët e këtij kolegji aktualisht janë jashtë sistemit të drejtësisë.

Kryesuesi Gazi Dizdari bashkë me Fatos Lulon dhe Besnik Imerajn nuk e kaluan dot vettingun. Majlinda Andrea u shkarkua nga detyra pasi u dënua për korrupsion, ndërsa anëtari i pestë Andi Çeliku ka dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, shkruan ‘panorama’.

E me gjithë dënimin e dhënë prej tyre nga 4 vjet e 4 muaj, Bego ka qëndruar në qeli vetëm për 1 vit e 11 muaj. Ai u lirua në nëntor 2011 me vendim të Gjykatës së Krujës, e cila mbi bazën e kërkesës së të dënuarit ia konvertoi dënimin e mbetur prej 1.8 vitesh në liri me kusht.

Të fundit