Flash News

KRYESORE

Ulen me 50% aksionet e sponsorit kinez të Kombëtares franceze; ky është premtimi që ka bërë përpara Botërorit

Ulen me 50% aksionet e sponsorit kinez të Kombëtares franceze; ky

Një sponsor kinez i ekipit të Francës, që premtoi për klientët një rimbursim të plotë të blerjeve të tyre në rast fitoreje të bluve në Botërorin 2018, ka parë aksionet e tij të uleshin me të paktën 50%.

Prodhuesi i elektroshtëpiakeve “Vatti” është partner i Federatës Franceze të Futbollit (FFF) që prej muajit mars. Ai mund të përdorë imazhin e skuadrës në fushatat e tij promocionale në Kinë.

“Nëse ekipi i Francës del kampion, ‘Vatti’ ju ofron një rimbursim total”, thuhet në një reklamë të publikuar nga kompania në fund të majit në internet dhe gazeta.

Reklama ishte prezantuar në formën e një kontrate solemne, me vulën zyrtare, datën dhe nënshkrimin e drejtuesit. Një tjetër version përfshin të njëjtin slogan me fotot e Antoine Griezmann, Kylian Mbappe dhe Paul Pogba.

Franca do të përballet me Kroacinë të dielën në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Të fundit