Flash News

KRYESORE

Ulet dënimi për ish-deputetin Mark Frroku, do dalë më shpejt nga burgu

Ulet dënimi për ish-deputetin Mark Frroku, do dalë më shpejt

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për dënimin e ish-deputetit Mark Frroku për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë në vitin 1999. Krimet e Rënda e shpallën fillimisht të pafajshëm për këtë akuzë Frrokun, por Prokuroria e apeloi vendimin.

Apeli, jo vetëm që nuk e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, por ka vendosur të ulë dënimin për Frrokun në 6 vite burg nga 7.6 vite që ishte vendosur nga Krimet e Rënda.

Ish-deputeti i mazhorancës së kryeministrit Edi Rama, u dënua për tre vepra penale, fshehje të pasurisë, pastrim i produkteve të veprës penale dhe ndërtim i paligjshëm.

I arrestuar në 2015-n, Mark Frrokut i kanë mbetur tashmë më pak se dy vite burg për të kryer.

Kokaina e Xibrakës, Gjykata liron nga burgu pronarin e magazinës

Të fundit