Flash News

KRYESORE

Ulet dënimi për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri, u arrestua për korrupsion

Ulet dënimi për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri, u arrestua për

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka ulur masën e dënimit për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri, akuzuar për korrupsion. Mirit iu ul dënimi me 8 muaj heqje lirie.

Në nëntor 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2 vjet e 6 muaj burg gjyqtarin e Apelit Shkëlqim Miri duke e shpallur fajtor për akuzën e korrupsionit.

Që nga momenti i arrestimit, Shkëlzim Miri ka qëndruar me masën e sigurisë “arrest me burg” dhe në dënim i llogaritet edhe koha e paraburgimit.

Kujtojme që arrestimi i tij është bërë në muajin nëntor 2017, pas dyshimit se kishte marrë 30 mijë euro, duke ndryshuar në këmbim kualifikimin për një vepër penale.

Të fundit