Flash News

KRYESORE

Ulet ndjeshëm numri i të prekurve me koronavorus në Korenë e Jugut, qendër e pandemisë kthehet Europa Jugore

Ulet ndjeshëm numri i të prekurve me koronavorus në Korenë e

Koreja e Jugut raportoi numrin më të ulët të rasteve të reja me koronavirus. Një lajm i mirë pasi katër javë më parë në Korenë jugore u shënua kulmi i rasteve të prekura.

Autoritetet shëndetësore raportuan për 64 raste të reja në 24 orët e fundit, të cilat e çojnë në 8,961 numrin e të infektuarve në këtë vend.

Sipas tyre, 111 pacientë kanë humbur jetën. Megjithë se shifrat e fundit janë përmirësuar, autoritetet shëndetësore paralajmërojnë njerëzit të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Evropa Jugore është aktualisht në qendër të pandemisë. Italia ka raportuar për 651 viktima të reja të dielën, të cilat e çojnë në mbi 5,470 numrin e viktimave.

Në Spanjë, mbi 1,720 pacientë kanë vdekur; prej tyre, 394 vetëm të dielën.

Shqipëria shënoi dy viktima gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa një person ndodhet në luftë me jetën.

Të fundit