Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ulet në nivelet më minimale në histori besimi i bizneseve dhe i konsumatorëve, BSH: Rënia më e madhe në sektorin e shërbimeve
Goditja që i ka dhënë ekonomisë Covid-19 ka bërë që treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) gjatë tremujorit të dytë të shënojë nivelin më të ulët historik që prej fillimit të matjes së tij në vitin 2002, raportoi Banka e Shqërisë. Tkurrja e treguesit me 50.2 pikë e zhvendosi atë pranë vlerës 52.6 dhe ndjeshëm nën mesataren e tij afatgjatë (Grafik 1). Kontraktimi i TNE-së pasqyroi si përkeqësimin e besimit të bizneseve, më në veçanti në sektorin e shërbimeve, ashtu edhe besimin e konsumatorëve. Besimi i bizneseve dhe i konsumatorëve shënoi nivelet më të ulëta në kohë.
Treguesi i besimit në sektorin e industrisë (TBI) thelloi rënien gjatë tremujorit të dytë, duke rezultuar 24.0 pikë përqindje më poshtë nivelit të një tremujori më parë. TBI-ja ra nën mesataren afatgjatë të saj për të parën herë pas 6 vitesh dhe shënoi nivelin më të ulët historik (Grafik 2). Kontraktimi i fortë i treguesit i atribuohet kryesisht rënies së balancës së prodhimit, me 50.7 pikë përqindje, dhe në një masë më të vogël, rënies së balancës së kontratave porositëse, me 28.9 pikë përqindje. Komponenti tjetër përbërës i TBI-së, balanca e gjendjes së inventarëve, kontribuuoi në kahun rritës për dinamikën e treguesit. Rënie të ndjeshme shënuan edhe balanca të tjera të vrojtimit të industrisë, si gjendja financiare, kontratat porositëse nga eksportet, pritjet për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm, ashtu edhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve rezultoi rreth 64.0%, niveli më i ulët historik. Ndërkohë, balanca e pritjeve për ecurinë e prodhimit në tremujorin e ardhshëm u përmirësua lehtësisht.
Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) ra me 29.5 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë, duke u zhvendosur edhe më poshtë mesatares së tij historike (Grafik 3). Tkurrja e fortë e TBN-së pasqyroi kryesisht rënien e balancës së aktivitetit ndërtues me 50.7 pikë përqindje. Në kahun rënës kontribuuoi edhe balanca tjetër formuese e TBN-së, kontratat porositëse, ndonëse rënia e saj me 8.3 pikë përqindje gjatë tremujorit rezultoi relativisht më e zbutur. Balancat e tjera të vrojtimit për këtë sektor, si gjendja financiare, punësimi dhe pritjet për të në tremujorin e ardhshëm, si edhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve shfaqën gjithashtu dinamika rënëse gjatë periudhës në analizë. Rënia tremujore e shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve në nivelin e 56.6%, e zhvendosi treguesin nën mesataren historike me 7.3 pikë përqindje.
Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve (TBSH) shfaqi tkurrjen më të fortë midis treguesve të besimit gjatë tremujorit të dytë, me 56.6 pikë përqindje, duke shënuar edhe nivelin më të ulët historik (Grafik 4). Përkeqësimi i TBSH-së pasqyroi rënien e të dy komponentëve përbërës të tij, balancës së ecurisë së biznesit, me 58.0 pikë përqindje, dhe balancës së kërkesës, me 55.3 pikë përqindje. Rënie shënuan edhe balancat e tjera të vrojtimit në sektorin e shërbimeve, si gjendja financiare, punësimi dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve qëndroi pranë vlerës 70.2%, rreth 6.0 pikë përqindje poshtë mesatares historike të saj. Ndërkohë, pritjet e bizneseve të shërbimeve për ecurinë e kërkesës dhe punësimit në tremujorin e ardhshëm rezultuan të përmirësuara.
Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë (TBT) u tkurr me 19.8 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë, duke shënuar minimumin historik për kohën e kryerjes së vrojtimit të besimit në këtë sektor (Grafik 5). Dinamika rënëse e TBT-së u përcaktua pothuajse tërësisht nga rënia e balancës së ecurisë së biznesit me 38.4 pikë përqindje, në një kohë që rënia e balancës tjetër formuese, pritjet për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm, rezultoi relativisht më e lehtë. Edhe balancat e tjera të vrojtimit në tregti, si gjendja financiare, punësimi dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve shënuan rënie. Bizneset e përfshira në aktivitetet tregtare rezultojnë të kenë shfrytëzuar kapacitetet e tyre prodhuese me normën më të ulët të shënuar në kohë, rreth 65.0%. Ndërkohë, balanca e pritjeve për ecurinë e biznesit në tremujorin e ardhshëm shfaqi përmirësim.
Treguesi i besimit konsumator (TBK) thelloi tendencën rënëse gjatë tremujorit të dytë, duke shënuar gjithashtu nivelin më të ulët historik në kohë (Grafik 6). Rënia e TBK-së me 6.3 pikë përqindje pasqyroi përkeqësimin e të katër komponentëve përbërës të treguesit, përkatësisht balancës së situatës së përgjithshme ekonomike të pritur në vend, me 10.0 pikë përqindje, balancës së situatës financiare të pritur të familjes, me 7.9 pikë përqindje, balancës së blerjeve të mëdha, me 6.8 pikë përqindje dhe balancës së të ardhurave dhe shpenzimeve, me 0.8 pikë përqindje./Monitor

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38