Flash News

KRYESORE

Ulet numri i shqiptarëve që kanë një shtëpi të tyren, rritet numri i atyre që jetojnë me qira

Ulet numri i shqiptarëve që kanë një shtëpi të

Gjithnjë e më pak familje shqiptare kanë një shtëpi të tyren dhe gjithnjë e më shumë prej tyre banojnë me qira.

Në vitin 2014, familjet që deklaronin se jetonin në shtëpinë e tyre ishin 94% e numrit total. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në vitin 2016, 91.8% e familjeve të anketuara jetonin në shtëpinë e tyre. Kjo përqindje është në rënie gjatë viteve të fundit.

Paralelisht, është rritur pesha e familjeve shqiptare që jetojnë në banesa me qira, që ka arritur në 6.3% të totalit, nga 4.1% që kishte qenë në vitin 2014.

Rënia e përqindjes së familjeve që e kanë banesën në pronësinë e tyre mund të shpjegohet me disa faktorë, duke filluar nga efekti i periudhës së krizës. Rritja e ngadaltë e të ardhurave dhe shtrëngimi i kredisë bankare, deri para pak vitesh, e bënë më të vështirë blerjen e një shtëpie.

Gjithashtu, forcimi i kontrollit mbi territorin e ka reduktuar fenomenin e ndërtimeve pa leje, që ka qenë masiv në periudhën e tranzicionit dhe ka siguruar strehim për qindra mijëra familje. Një faktor tjetër janë lëvizjet e vazhdueshme demografike drejt qendrave të mëdha urbane.

Jo të gjitha familjet që zhvendosen drejt qyteteve të mëdhenj, ku çmimet e pronave janë më të larta, kanë mundësi të blejnë një banesë. Kjo vlen sidomos për të rinjtë që shkëputen nga familjet dhe zhvendosen për të punuar në kryeqytet.

Gjithashtu, të ardhurat nga emigracioni gjatë viteve të krizës ekonomike kanë zbritur në nivele më të ulëta, duke pakësuar investimet për blerje pronash nga emigrantët dhe familjet e tyre. (Scan)

Të fundit